”Do të investohen 400 milionë euro në infrastrukturën rrugore”

Maqedonia

”Do të investohen 400 milionë euro në infrastrukturën rrugore”

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:36
Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së ka vazhduar të bëjë fushatë, edhe pse koha për fushatë fillon më 21 nëntorë, duke premtuar zhvillim të vendit me vazhdimin e pushtetit të tij.

”Sipas programit partiak, vitin e ardhshëm do të ndërtohet infrastrukturë rrugore me vlerë totale prej 400 milionë eurove.” tha mes tjerash Gruevski.

Këtë premtim ai e dha në ceremoninë për lëshimin në përdorim të ujësjellësit të Shkupit, projekt ky që është mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë dhe Banka Evropiane për Investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat