E paprecedent: Gruevski nuk ftohet në samitin e PPE

Maqedonia

E paprecedent: Gruevski nuk ftohet në samitin e PPE

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:31
Nikolla Gruevski

Mungesa e kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit në Samitin e Partive Popullore Evropian mbajtur në Mastriht të Hollandës, është konsideruar si një goditje nga ana e faktorit ndërkombëtar për të.

Gruevski, deri dje kryeminister, e që njëherësh konsiderohet si njeriu më i pushtetshëm në Maqedoni, pavarësisht se nuk gëzon për momentin një post të lartë, nuk është ftuar në këtë eveniment të rëndësishëm politik, siç kanë shkruar disa media maqedonase.

Në vend të tij, pas një ftese zyrtare, ka qenë kryeministrit të përkohshëm. Emil Dimitriev. Dhe kjo është konfirmuar dhe dhe nga Qendra për informim e PPE-së.

Kjo është konsioderuar si diçka e pazakontë, pasi VMRO-DPMNË është pjesë e PPE-së e Gruevski lider i saj.

Por ndërkohë, as kryeministri Dimitriev nuk ka shkuar në samit, me arsyetimin e një axhende të ngjeshur politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat