Qytetarët grekë pyeten për emrin e Maqedonisë, ja përgjigjet e anketës

Maqedonia

Qytetarët grekë pyeten për emrin e Maqedonisë, ja përgjigjet e anketës

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 22:39
Ilustrim

Duke e analizuar diskursin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, Fondacioni për Politika të jashtme, Eliamep, ka anketuar 1000 qytetarë grekë në lidhje me pyetjen rreth emrit të Maqedonisë.

28% e të anketuarve janë pajtuar që në emër të jetë referenca Maqedoni, përkrah të ndonjë reference tjetër.

57% e të anketuarve nuk pajtohen kurrsesi që në emrin e fqinjit të tyre të figurojë emri Maqedoni.

10% e qytetarëve të anketuar do të pranonin Maqedoninë me emrin e tanishëm.

5% janë përgjigjur se nuk e dinë ose nuk duan të prononcohen.

Kjo anketë bëhet në vigjilje të rifillimit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me një zgjidhe të pranueshme për të dy palët për çështjen e emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat