Takimi sekret Gruevski – Georgievski, çfarë oferte u dha ?!

Maqedonia

Takimi sekret Gruevski – Georgievski, çfarë oferte u dha ?!

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 08:04
Gruevski Georgievski

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka takuar mbrëmë liderin e partisë VMRO-Popullore, Lubço Georgievski, që është i njohur edhe si udhëheqës që identifikohet me themelimin e VMRO-DPMNE-së, por nga e cila u largua pas konfliktit të vitit 2001.

Sipas portalit Maktel, Gruevski i ka ofruar Georgievskit bashkimin e dy partive në partinë tradicionale DPMNE. Në kuadër të kësaj oferte, Gruevski ka ofruar dy vende ministrore, 20 drejtori dhe 200 punësime në administratë për Georgievskin.  Punësimet janë premtuar që tani, ndërsa pas zgjedhjeve vendet e drejtorive dhe ministrive. Por organet partiake të VMRO-Popullore më pas kanë vendosur kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE dhe bashkimin e tyre me partitë FRODEM, Dinjiteti dhe Të Bashkuar për Maqedoninë.(INA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat