Ritet numri i të rinjve të arsimuar që largohen nga shteti

Maqedonia

Ritet numri i të rinjve të arsimuar që largohen nga shteti

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 08:52
Ilustrim

Pagat e ulëta, mundësitë e dobëta për ndërtim të karrierës si dhe vështirësitë për të gjetur punë i detyrojnë të rinjtë të largohen nga vendi. Këtë e tregon studimi i institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike. Vetëm 1% e të rinjve që janë larguar nga vendi për studime diplome dhe atyre post-diplomike, janë kthyer në Maqedoni. Një pjesë e të rinjve, studimet jashtë vendit i shohin si një mundësi për jetë më të mirë dhe më cilësore.

“Mendoj se arsimi jashtë vendit është më i mirë se tek ne. Mendoj se duhet të punohet më shumë për mënyrën e ligjërimit”.

“Dua ta ndryshoj rrethinën. Ky është shkaku kryesor pse dua të studioj jashtë”.

“Po atje ka kushte më të mira, gjithashtu diploma pranohet gjithandej dhe mund të punosh në një shtet tjetër”.

“Kushtet janë më të mira dhe ka mundësi për avancim dhe përvojë më të madhe, përvojë në nivel global dhe botëror, pasi ka komunikime me njerëz të ndryshëm”.

Nga qendra arsimore informative thonë se interesi për studime jashtë vendit nga viti në vit shënon rritje. Gjithashtu thonë se kompetentët dhe ekonomistët patjetër të përpilojnë strategji se si rininë e arsimuar ta kthejnë sërish në vend.

“Një numër të caktuar duhet ta tërheqim dhe atë që e kanë mësuar jashtë ta bartin këtu për zhvillimin e shtetit”, tha Maja Petrusheva – qendra arsimore informative.

Kush duhet këtë ta iniciojë?

“Besoj që ekonomia do të duhet të mendojë më shumë për angazhimin e këtyre personave...”.

Nga ana tjetër komuniteti i biznesit konsideron se shpërngulja e të rinjve jashtë vendit mund të jetë problematike për të ardhmen dhe në tregun e punës do të ketë mungesë të fuqisë cilësore të punës.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, papunësia tek të rinjtë është 50,8%. Sipas statistikës zyrtare të Entit shtetëror të statistikës, vitin e kaluar vendin e kanë lëshuar 767 persona. Ndërsa statistika e Gjermanisë tregon se vitin e kaluar nga Maqedonia në vendin e tyre janë shpërngulur 12.112 persona me shtetësi maqedonase. Ndërsa një pjesë e institucioneve thonë se shteti nuk ka statistikë të saktë për numrin e të rinjve që shpërngulen nga Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat