Ahmeti: Zgjedhjet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët

Maqedonia

Ahmeti: Zgjedhjet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:34
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka dhënë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti duke thënë se këto zgjedhje duhet të pranohen nga të gjithë palët.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tij në selinë e BDI-së në Tetovë, ka folur për zgjedhjet që do të zhvillohen më 11 dhjetor. Ahmeti beson se këto zgjedhje do të jenë të besueshme demokratike, dhe të pranueshme nga të gjitha palët që do të garojnë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më pas foli edhe shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së për këto zgjedhje duke thënë ”BDI është e konsoliduar që aktivistët mezi presin të marrin detyrat nga shtabi qendror. BDI është subjekti më serioz politik dhe ardhmëria e vetme shoqërore në Maqedoni. Këto zgjedhje në platformën e BDI-së në veçanti vend zë edhe segmenti i diasporës e mundohemi që diaspora të sigurojë vend në parlamentin e Maqedonisë që përmes deputetit të zgjedhin brengat e tyre”, tha pas takimit shefi i shtabit qendror, Bekim Neziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat