Dimitriev: Qytetarët janë të lodhur nga kriza politike

Maqedonia

Dimitriev: Qytetarët janë të lodhur nga kriza politike

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:41
Emil Dimitriev

Zgjedhjet më 11 dhjetor janë e vetmja zgjidhje për krizën dhe ata duhet të kuptohen si fundi i krizës politike, tha Kryeministri Emil Dimitriev në ceremoninë zyrtare me rastin e 23 tetorit, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

“Qeveria për zbatimin e zgjedhjeve do të bëjë gjithçka në fuqinë dhe autoritetin e saj, edhe përkundër të gjitha sfidave që po përballet, për të siguruar zgjedhje të drejta dhe demokratike gjatë kësaj periudhe para zgjedhjeve dhe gjatë ditës së zgjedhjeve”, tha Dimitriev.

Hakmarrje nuk duhet të ketë, ndarje nuk duhe të ketë, bllokimi i krizës, shtoi Dimitriev duhet të shndërrohet në avantazh.

“Mund të kemi dallime politike dhe kjo është mirë për demokracinë, por duhet bashkim i qytetarëve që të punojmë për një të nesërme më të mirë për vendin tonë”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat