Mançevski prezentoi masat e LSDM-së për ajër më të pastër

Maqedonia

Mançevski prezentoi masat e LSDM-së për ajër më të pastër

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:44
Damjan Mançevski

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot në konferencën për shtyp,  promovoi masat e partisë së tij për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Maqedoni.

“Kjo është një temë shumë serioze, e cila ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin tonë dhe fëmijëve tonë. Në vend të masave afatshkurte, duhet qasje më serioze në zgjedhjen e këtij problemi”, deklaroi Mançevski.

Sipas tij, LSDM-ja parashikon kthimin e gjelbërimit në qytete, përmes rritjes së përqindjes në ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, gjithashtu gazifikimin e Shkupit si projekt strategjik, i cili do të ulte ndotjen, pasi një pjesë e madhe e amvisërive do të ngrohen me gaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat