Djali i dëshmorit nga Kumanova: Ngadal o Ali, se po shkel në mina!

Maqedonia

Djali i dëshmorit nga Kumanova: Ngadal o Ali, se po shkel në mina!

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 20:02
ilustrim

Vizita e heshtur e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit së bashku me eskortën e tij në varrezat e Kumanovës, si shenjë kujtimi për babain e deputetit të kësaj partie Mirvan Xhemailit, nuk shkoi ashtu siç e kishin planifikuar. Ndonëse nga BDI këtë vizitë të Ahmetit kishin dashur ta kalojnë pa asnjë incident, gjë që dëshmon me vet faktin se nuk janë futur në qytet nga frika e mosmikpritjes së qytetarëve, por janë ndalur vetëm në varrezat përskaj autostradës, kishte qenë djali i dëshmorit të UÇK-së nga Likova, Mexhid Amidit, Mevludin Amidi ai i cili i’a bëri të hidhur ardhjen e Ahmetit qoftë edhe në hyrje të Kumanovës.

“Kuptova se Ali Ahmeti do të shkon në vizitë te varrezat në shenjë përkujtimi të babait të deputetit Mirvan Xhemaili i cili ka rënë dëshmorë në luftë. Kështu sa e pash që po vjen Ali Ahmeti unë i thash “ngadalë o Ali se po shkel në mina”. Disave nga bashkëfshatarëve të mi nuk ju bë qejfi pse unë fola dhe më thanë: “hesht se ne të kemi punësuar”. Andaj jo rastësisht thonë se “mos pij ujë në qeshëm të shtetit” se ta përmendin. Po normal që i them ashtu Ahmetit dhe të tjerëve si ai sepse këta njerëz nuk janë të sigurt askund”, deklaroi për portalin Almakos, Mevludin Amidi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat