Sot do të mbahet forum rajonal për çështje ekologjike në Tetovë

Maqedonia

Sot do të mbahet forum rajonal për çështje ekologjike në Tetovë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:38
Ilustrim

Në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, sot do të mbahet forum rajonal për çështje ekologjike.

Aktiviteti organizohet nga Civica Mobilitas, ndërkaq i kushtohet rajonit të Pollogut dhe të Shkupit. Tema kryesore do të jetë bashkëpunimi për ambient jetësor më të pastër, ku qytetarët, organizatat qytetare dhe përfaqësuesit e palëve tjera të interesuara do të diskutojnë, shkëmbejnë ide dhe inicojnë aksione të përbashkëta.

Forumi do të fillojë në ora 13 dhe do të zgjatë deri në ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat