LSDM promovon dy masa për lehtësim në punësime dhe studime për të rinjtë

Maqedonia

LSDM promovon dy masa për lehtësim në punësime dhe studime për të rinjtë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot prezantoi dy masa të caktuara për të rinjtë, të cilët masa kanë për qëllim t’ua lehtësojnë studimet dhe punësimin e tyre.

Në një takim me të rinjtë në Bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Milladinov” në Shkup, lideri i LSDM-së tha se ka paraqitur masa për qytetin studentor në të cilën do të ketë konvikte, salla-palestër, biblioteka, restorante dhe internet falas, dhe planifikohet që studentët të kenë kartela studentore për shfrytëzimin e shërbimeve publike.

Në lidhje me punësimin e të rinjve, Zaev theksoi se janë paraparë ndihma të drejtpërdrejtë nga shteti për trajnim ose përgatitje praktike të të rinjve për të hyrë në punë në gjashtë muajt e parë pas përfundimit të procesit arsimor, kurse poashtu janë paraparë edhe bursa për të rinjtë që duan të vazhdojnë studime të magjistraturës ose të doktoraturës, shtoi Zaev ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat