Ndotja e ajrit, OJQ-të kërkojnë masa urgjente

Maqedonia

Ndotja e ajrit, OJQ-të kërkojnë masa urgjente

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 23:09
Ilustrim

Organizatat joqeveritare kanë alarmuar sërish për ndotjen enorme të ajrit të shkaktuar nga fabrikat dhe nga deponitë jashtëligjore pothuajse në çdo qytet. Sektori civil kërkoi nga institucionet masa urgjente për parandalimin e ndotjes, sidomos në rajonin e Pollogut.

“Gjithë kjo energji harxhohet nga ne si lëvizje nga qeveria nga komuna dhe rezultati është zero. Derisa gjithë këto projekte dhe analiza bëhen ndotja jo që nuk reduktohet por vazhdon të rritet. Prandaj dhe pyetja ime ishte kur, nëse nuk gjeni dot zgjidhje, kur dhe sa kohë iu duhet që të na tregojnë se nga vjen ndotja se për ta zgjidh një problem duhet ta dish çfarë problemi ke”, tha Elmedina Abdullai, organizata “Nëna dhe fëmija”.

“Nga ne njerëzit varet a do zgjidhet kjo apo jo. Sepse gjithnjë e dini, ka njerëz që premtojnë dhe ne jemi këtu për t`ua kujtuar atë premtim, nëse edhe ne nuk ua kujtojmë nuk do zgjidhet kurrë”, u shpreh Sunçica Gjurçinovska, organizata “ADI” Gostivar.

Ekspertët ndërkohë thonë se ndotja së më shumti është pasojë e mos qarkullimit të ajrit në qytet për shkak të ndërtimeve të shumta. Zgjidhja sipas tyre është gazifikimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse për shkak se krijojnë më pak ndotje.

“Zgjidhja do kishte ardhur me ndërrimin e lëndës djegëse në vend të druve dhe bio-masës klasike për djegie të shkojmë me lëndë djegëse me efikasitet të lartë. Ne vetëm duhet të ndërrojmë lëndën djegëse dhe ta ulim ndotjen me çka qyteti do fitoj një ekuilibër”, deklaroi Darko Spirovki, Ekspert .

Debati i sotëm u organizua nga Civika Mobilitas në bashkëpunim me organizatat joqeveritare të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat