Vreshtarët dhe pemtarët e Maqedonisë të aplikojnë për subvencione

Maqedonia

Vreshtarët dhe pemtarët e Maqedonisë të aplikojnë për subvencione

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Deri më 31 tetor, vreshtarët dhe pemtarët do të munden që, në mënyrë elektronike, të aplikojnë për financimin e fidaneve të reja të mbjellura nga 1 janari e deri më 30 shtator të këtij viti.

Subencionet janë prej 50 e deri më 75%, varësisht nga mosha e bujkut dhe vendit të mbjelljes. Të drejtë për këto para kanë bujqit e evidentuar, me një sipërfaqe prej më së paku gjysëm hektari.

Ata duhet të kenë edhe analizë akrokimike të dheut, si edhe taksën e paguar të ujit dhe kullotave. Aplikuesit që i kanë plotësuar të gjitha kushtet do të rangohen me pikë, ndërkaq ata që kanë pikë të njejta, do të ragnohen sipas datës dhe kohës së dorëzimit të kërkesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat