Hulumtim: Në Maqedoni, çdo i dyti punëtor paguhet më shumë se sa që është i paraqitur

Maqedonia

Hulumtim: Në Maqedoni, çdo i dyti punëtor paguhet më shumë se sa që është i paraqitur

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:44
Ilustrim

Thuajse çdo i dyti punëtorë në Maqedoni është i regjistruar zyrtarisht se merr një pagë mujore që është më e ulët se sa rroga që realisht e merr.

Kështu tregon hulumtimi i Qendrës për kërkime dhe krijimin e politikave, të zbatuar në maj dhe qershor të këtij viti, me pjesëmarrjen e 1097 të anketuarve.

Sipas këtyre të dhënave, një në dhjetë punëtorë nuk ka nënshkruar kontratë punë, që nënkutpon se për atë punëtorë nuk paguhen kontribute sociale, ndërkaq nuk paguhet as tatim në të ardhura.

Kjo ndikon në sigurim të dobët dhe jocilësor shëndetësor dhe social, por edhe në mosevidentimin në rritjen e bruto prodhimit të brendshëm, në numrin e pasaktë të të punësuarve/jo të punësuarve, etj.

Rezultatet tregojnë se nga të punësuarit e pyetur, vetëm 46% e të ardhurave të tyre janë pjesërisht të paraqitura ose aspak, 9% prej tyre punojnë pa kontratë pune, kurse 7.4% deklarojnë se një pjesë të rrogës e marrin në dorë.

Nga të anketuarit që përveç punës zyrtare, kanë edhe një punë dytësore, 90% nuk kanë nënshkruar kontratë për punën dytësore, kurse 70% nuk paraqesin apo paguajnë tatim në të ardhura, për punën dytësore.
Më tej, rezultatet tregojnë se rreth 22.1% do të pranonin të punonin pa u paraqitur në entin për punësim, nëse do të merrnin më shumë rrogë. 62.7% e të pyeturve kanë deklaruar se kontributet shëndetësore dhe sociale nuk u japin njdenjën e të qenit të siguruar, që sipas hulumtuesve, mund të konsiderohet si një arsye shtesë që të punojnë të pa paraqitur.

Më tej, 22.1% e të anketuarve do të kishin pranuar të punojnë ”në të zezë”, nëse do të paguheshim më shumë, ndërkaq 62.7% thonë se kontributet sociale dhe shëndetësore nuk u japin ndjesinë e të qenit të siguruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat