LSDM-ja prezantoi "Planin për jetë në Maqedoni"

Maqedonia

LSDM-ja prezantoi "Planin për jetë në Maqedoni"

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 10:26
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev dje e promovoi "Planin për jetë në Maqedoni", i cili, siç tha, do të prezantohet para qytetarëve.

"Paga më të larta për të gjithë, punë të denjë për të gjithë, institucione të qytetarëve, pushtet nën kontrollin tuaj të qytetarëve, drejtësi, jetë për të gjithë. Ja për shkak këtyre ndryshimeve aq të dëshiruara, e krijuam këtë Plan për jetë në Maqedoni. Ky është plan për një shoqëri për të gjithë, Maqedoni për të gjithë", tha Zaev.

Ai shtoi se plani duhet të miratohet nga qytetarët dhe për këtë u bëri thirrje në mënyrë aktive të kyçen.

"Për reforma të tilla duhet të kemi marrëveshje, sepse ne vendosëm për Aleancë me ju qytetarët. Për këtë, pritni një numër të madh të të rinjve të cilët do t'u afrohen, duke folur me ata për cilësimin e jetës që do të ndodhë. Më shumë para në çdo buxhet familjar, vende të reja pune, mundësi - mundësi për të rinjtë për jetë në Maqedoni", tha Zaev në fjalimin para qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat