Takim në Ohër i inspektoriateve të punës së gjithë shteteve të Ballkanit

Maqedonia

Takim në Ohër i inspektoriateve të punës së gjithë shteteve të Ballkanit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:56
Pamje nga takimi

Sot në Ohër, u zhvillua simpoziumi i bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe shëndetin në vendet e punës, me pjesëmarrjen e inspektoriateve të punës së gjithë shteteve të Ballkanit.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli.  Ai e vlerësoi  këtë takim duke vënë dukje se “ka gjithnjë diçka për të mësuar nga njëri – tjetri, nga modelet apo praktikat më të mira”.

Gjithashtu, Dritan Ylli u takua me Drejtorin e Inspektoriatit të Punës së Maqedonisë, Alajdin Havziu, me të cilin diskutoi për një bashkëpunim më të ngushtë mes inspektoriateve të punës së të dy shteteve fqinje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat