Anulohet tenderi për ndërtimin e “Parkut të Parajsës”

Maqedonia

Anulohet tenderi për ndërtimin e “Parkut të Parajsës”

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 23:26
ELEM

Kompania shtetërore energjetike c ka ndërprerë tenderin për ndërtimin e “Parkut të Parajsës” në lagjen aerodrom. Nga kjo kompani thonë se procedura është anuluar për shkaqe procedurale. Tani për tani nuk dihet nëse dhe kur përsëri do të shpallet konkurs për realizimin e projektit.

“Janë dorëzuar oferta të pranueshme që nuk mund të krahasohen për shkak të qasjes së ndryshme në ofertat teknike dhe financiare. SH.A “Elektrocentralet e Maqedonisë” nuk ka implikime financiare ndaj subjekteve tjera që lidhen me këtë lëndë, ndërsa në organet e kompanisë në mënyrë plotësuese do të vendoset rreth aktiviteteve të mëtutjeshme dhe për statusin e ardhshëm të projektit”, njoftuan nga ELEM.

Ndërtimi do të kushtonte 14,6 milion euro. Është paraparë që parku do të jetë në sipërfaqe prej 15 hektarësh, me sheshe e porta. Sipas autorëve të projektit, në park është e paraparë të vendosen katër lloje të shatërvanëve deri më 13 metra, edhe atë replikë të Vinera Miloskës, figurë antike, luanë, kuçedër dhe e tërë kjo në stilin e neoklasicizmit. Ndryshe ndërtimi i “Parkut të Parajsës” shkaktoi reagime të bujshme në opinion dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat