Çavkov: Një numër pjesëtarësh të njësisë ”Alfa” mund të keqpërdoren nga LSDM-ja

Maqedonia

Çavkov: Një numër pjesëtarësh të njësisë ”Alfa” mund të keqpërdoren nga LSDM-ja

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 15:20
Çavkov

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, e ka paralajmëruar publikun se LSDM-ja mund që përsëri të aktivizojë ushtarët e saj partiak që janë në MPB, për t’i shfrytëzuar për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Ky paralajmërim vjen si shkak i, siç thuhet, përvojës së keqë kur ekipet e njësisë ”Alfa” ishin të gatshëm që me armë automatike të intervenojnë gjatë hetimeve të PSP-së në DSK.

Në deklaratën e tij për ”Republika”, Çavkov thotë se ”nuk përjashtoj angazhim të paligjshëm të ushtarëve partiak të cilët janë të reshtuar në njësinë ”Alfa” dhe të vë në dukje rreziqet e funksionimit të policisë së Maqedonisë përmes rreth 140 ushtarëve partiak të cilët janë të reshtuar në mënyrë të jashtëligjshme, nga i pari e deri te i fundit. Për fat, megjithatë bëhet fjalë për një numër të vogël, përkundër 9000 profesionistëve, dhe se çfarëdo dëmi që të bëjnë, prapëseprapë kemi ndërtuar kapacitete institucionale dhe sistemore të cilat, ky grup i vogël ushtarësh partiak nuk mund t’i vënë në pikëpyetje.”

Mitkov thotë se për angazhimin e paligjshëm të njësive ”Alfa” do të kërkojë përgjegjësi dhe thotë se profesionalizmi në MPB dhe sistematizimi i zbatouar janë garancë se nuk mund të bëjnë pasoja afatgjate.

Mirëpo, Oliver Spasovski thotë se nuk është kontestuese që ”Alfa” të kenë armë zyrtare, dhe se kkjo është një procedurë standarde për angazhimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat