LSDM: Qytetarët do të kenë mbikqyrje në pagat dhe shpenzimet e funksionarëve

Maqedonia

LSDM: Qytetarët do të kenë mbikqyrje në pagat dhe shpenzimet e funksionarëve

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 17:45
Renata Treneska-Deskoska

“Maqedonia duhet të ketë institucione që janë të përgjegjshëm dhe të  hapur për publikun. Kjo është arsyeja se pse në Planin e jetës në Maqedoni detyrohemi për publikun sa u përket  shpenzimeve të mjeteve të  Buxhetit! Çdo paratë e shpenzuara nga buxheti i shtetit do të paraqitet për qytetarët dhe të gjithë do ta kenë mundësinë  për të parë se si shpenzohen paratë e tyre”, tha anëtarja e Bordit ekzekutiv të LSDM-së, Renata Treneska-Deskoska.

Ajo shtoi se LSDM do t’i ndërmerr masat përmes të cilave çdo qytetar nga kompjuteri i vet do të  munden ta shikojnë pagën e çdo funkcionerit  publik dhe sa kompensim merr  për të udhëtuar apo për shpenzime të tjera.

“Kjo do të jetë  një hap i rëndësishëm në parandalimin e keqpërdorimeve nga ana e pushtetit. Çdo ministër do të dijë se kontrolluesi i tij  është çdo qytetar  i Maqedonisë. Do ta përforcojmë dhe kontrollin e Qeverisë nga ana e Parlamentit. Deri tani, ministrat po ikën nga konfrontimi në Parlament, duke anashkaluar pyetjet e deputetëve që kemi pasur të drejtë  që të parashtrojmë vetëm një herë në muaj”, shtoi Trenska-Deskoska.

Ajo gjithashtu shton se për shkak të rritjes së transparencës së Qeverisë para Parlamentit, në vend se një herë në muaj, pyetjet e deputetëve do të mbahen një herë në javë dhe në vend të seancave televizive dhe populiste të Qeverisë, publiku do të ketë mbikqyrje  të plotë në të gjitha dokumentet e qeverisë dhe konkluzionet të tilla si materiale për seancat, rendi i ditës, procesverbalet dhe vendimet.

“Këto janë vetëm disa nga masat që do të ofrojmë për të arritur transparencën e vërtetë të institucioneve kryesore shtetërore. Këto masa kanë për qëllim për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të sigurt. Qytetarët do të kontrollojnë pushtetin, dhe pushteti do të punojë në mënyrë transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të rifitojnë besimin e humbur tek  institucionet”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat