LSDM: Do të ulim çmimet për rrymën

Maqedonia

LSDM: Do të ulim çmimet për rrymën

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:26
LSDM ka nxjerrë edhe disa fakte rreth çmimit aktual të rrymës në Maqedoni

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë me një njoftim të dërguar mediave njofton se me ardhjen e tyre në pushtet do të ulin çmimin e rrymës në Maqedoni, duke e rritur prodhimin vendas të rrymës.

”Ne kemi plan se si të përtërimë prodhimin vendas. Kemi plan për kthimin e tarifës së lirë. Kemi plan sesi dielli i Maqedonisë të prodhojë energji, sepse qytetarët tanë janë prioriteti ynë” thuhet në mes tjerash në konferencën për shtyp të partisë më të madhe opozitare në Maqedoni.

LSDM ka nxjerrë edhe disa fakte rreth çmimit aktual të rrymës në Maqedoni.

”- Ka rënie në prodhimin vendas të energjisë elektrike deri në 25%!

– Importi i energjisë elektrike u rrit për 38%!

-Dhe shihni se sa u rrit çmimi i energjisë elektrike, atë që paguajmë gjatë tërë ditën, d.m.th. , tarifa e shtrenjtë në këtë grafik e jep përgjigjen se pse energjia elektrike u rrit për 100 përqind.” thonë nga LSDM-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat