OBRM-PDUKM: LSDM-ja tregon mosnjohje të sektorit energjetik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja tregon mosnjohje të sektorit energjetik

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 20:14
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar përmes një letre ndaj akuzave të LSDM-së për çmimin e lartë të energjisë elektrike, duke thënë se LSDM-ja nuk e njeh sektorin e energjetikës.

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së 10 vitet e kaluara ka investuar rreth një miliard euro në projektet energjetike dhe në modernizimin e kapaciteteve energjetike aktaule. Me sukses është bërë liberalizimi i tregut për energji elektrike, filloi shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, si era, dielli dhe biomasa”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata në këtë letër akuzuan LSDM-në për mosnjohje të sektorit të energjetikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat