LSDM: Spasov nuk i’u përgjigjet pyetjeve kyçe

Maqedonia

LSDM: Spasov nuk i’u përgjigjet pyetjeve kyçe

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

LSDM-ja vlerëson se zv.ministri plotësues Dime Spasov, duke tentuar të arsyetohet ka shfaqur vetëm përalla se është ndjekur, frikësuar dhe shantazhuar, por nuk ka dhënë përgjigje për pyetjet kyçe.

“Çfarë ka bërë Dime Spasov në orën 23 me automjet zyrtar të agjecisë për punësim, vallë ka qenë në gjendje të alkoolizuar, pse tentoi të gënjejë se nuk ka drejtuar automjetin, pse e dërgoi shoferin të gënjejë, dhe pse fshihet nga opinioni se nuk shkon në punë”, pyesin nga LSDM-ja.

Nga LSDM thonë se në vend se të kërkojë falje për sjelljen e tij të papërgjegjshme, Spasov pa pikë turpi ka vendosur të gënjejë gjithë opinionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat