8000 euro dënim për shitje të pijeve energjike fëmijëve

Maqedonia

8000 euro dënim për shitje të pijeve energjike fëmijëve

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:58
Ilustrim

Inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, dje kontrolluan qendrën trektare në Radishan, ku fëmijët kanë blerë pije energjike dhe janë helmuar.

“Më shumë informacione rreth asaj se a janë respektuar rregullat për shitje të pijes së këtillë ose jo, do të kemi pasi të mbarojë mbikëqyrja. Tani për tani mund të themi se pijet energjike kanë trajtim të njejtë sikur alkooli dhe cigaret. Sipas ligjit për shitje, në një vend të dukshëm duhet të theksohet ndalimi me dimensione 20 x 50 se produkti i energjisë nuk mund të shitet për fëmijë nën 14 vjet, dhe nëse shkelet kjo rregull atëherë dënimi është 8000 euro, 30% për personin përgjegjës dhe skuestrim i produktit”, deklaroi Dermenijev, drejtori i Inspektoriati Shtetëror i Tregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat