LSDM: Katica Janeva as nuk ka qenë, as nuk është anëtare e jona

Maqedonia

LSDM: Katica Janeva as nuk ka qenë, as nuk është anëtare e jona

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

LSDM-ja ka reaguar përmes një komunikate ndaj pretendimeve se prokurorja speciale, Katica Janeva, më herët ka qenë anëtare e LSDM-së, duke thënë se ajo as nuk ka qenë as nuk është anëtare e tyre.

“Qendra për manipulime e Nikolla Gruevskit, po mundohen të ngushëllojnë anëtarët të cilët vetëm po nervozohen dhe e humbin besimin nga familja. Për gjithë krimet, kriminelët nga qeveria do të japin llogari. Theksojmë se gjitha ato që shfaqen në publik janë të pavërteta”, thonë në deklaratë LSDM-ja.

“Dnevnik” publikoi se Kativa Janeva ka pasur librezë partiake të LSDM-së e nënshkruar nga ish kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat