Bexheti: Spekulime për degën e LR-PDSH në Çair, u caktuan kandidatët për deputetë

Maqedonia

Bexheti: Spekulime për degën e LR-PDSH në Çair, u caktuan kandidatët për deputetë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 00:59
Flakron Bexheti

Në degën e LR-PDSH në Çair procesi i propozimeve dhe zgjedhjes së kandidatëve për deputetë kanë vijuar pa probleme dhe në një atmosferë konstruktive, ku janë caktuar nominuar kandidatët për listën për deputetë. Këtë e ka theksuar anëtari i kryesisë së LR-PDSH, Flakron Bexheti përmes një njoftimi publik, duke përgënjeshtruar disa portale se ka pasur probleme.

“Më datë 03.11.2016, Unë Flakron Bexheti në cilësinë e Anëtarit të Kryesisë Qëndrore të LR-PDSH, isha i caktuar respektivisht i deleguar nga Kryetari i LR PDSH z.Ziadin Sela dhe Kryesia Qëndrore e LR-PDSH si vëzhgues dhe mbikqyrës i procesit zgjedhorë dhe kandidues për deputet nga Dega e Çairit. Për hirë të vërtetës doja ta njoftoj opinionin dhe njëkohësisht ti demantoj dhe përgenjështroj disa nga portalet informative që lansuan një dezinformate tendencioze që aspak nuk është e vërtete. Me përgjegjësinë dhe sinqeritetin më të madh Ju them se i gjithë procesi ishte mjaft i rregullt, duke i respektuar gjitha normat statutare, dhe i gjithë procesi u zhvillua në një fryme demokratike dhe mjaftë miqësore, pa patur asnjë kundërshtim rreth kandidaturave dhe të gjithë procesit.”, ka shkruar Bexheti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat