Disa lagje dhe komuna përreth Shkupit do të mbeten nesër pa rrymë elektrike

Maqedonia

Disa lagje dhe komuna përreth Shkupit do të mbeten nesër pa rrymë elektrike

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin energjik elektrik, një pjesë e madhe e disa komunave përreth Shkupit do të mbeten pa rrymë elektrike.

Pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga lagjet dhe komunat Qendër, Çuçek Sandevë, Gjorçe Petrov, Sopishtë, Saraj, Shuto Orizare dhe Kisella Voda.

Në komunën Qendër, ndërprerje periodike të rrymës do të ketë nga ora 8 e 30 e der në ora 16, ndërkaq nga ora 9 e 30 e deri në ora 15, ndërprerje të rrymës do të ketë në një pjesë të Çuçek Sandevës.

Në Gjorçe Petrov, rryma do të ndërpritet nga ora 8 e 30 e deri në ora 15, në disa lagje. Në Soposhtë, rryma do të ndërpritet nga ora 9 e deri në ora 11 e 30, pastaj nga ora 10 e 30 e deri në ora 14, rryma do të ndërpritet në disa pjesë të Sarajit.

Në Shuto Orizare, rryma do të ndërpritet në disa lagje, nga ora 9 e deri në ora 15, ndërkaq në Kisella Vodë, rryma do të ndërpritet gjithashtu nga ora 9 e deri në ora 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat