Thyhen xhamat e shtabit të LSDM-së në Haraçinë

Maqedonia

Thyhen xhamat e shtabit të LSDM-së në Haraçinë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 12:49
Haraçinë

Persona, të panjohur i kanë thyer xhamat e dritareve të shtabit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Haraçinë të Shkupit.

I.F. nga Haraçina ka njoftuar në polici se rreth orës 5 të mëngjesit nga një veturë e panjohur e cila ka kaluar nga shtëpia e tij, disa persona të panjohur drejt shtabit i cili është i vendosur në katin e dytë të shtëpisë së tij, kanë gjuajtur me mjete të ndryshme dhe i kanë thyer xhamat e dritareve.

Policia njofton se po merren masa për pastrimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat