KFOR-i dhe ARM-ja do të shkëmbejnë informacione lidhur me kërcënimet potenciale terroriste

Maqedonia

KFOR-i dhe ARM-ja do të shkëmbejnë informacione lidhur me kërcënimet potenciale terroriste

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:26
Ilustrim

Një  delegacion i KFOR-it i kryesuar nga komandanti i këtij misioni, gjenerali Xhovani Fungo, sot qëndruan për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë, ku u takuan edhe me ministrin e mbrojtes, Zoran Jolevskin dhe zv.shefin e ARM-së, gjeneral Muhamed Racaj.

Nga ARM-ja njoftojnë se në këtë takim është biseduar për gjendjen e sigurisë në rajon, krizën e emigrantëve, bashkëpunimin me forcat e KFOR-it lidhur me shkëmbimin e informatave të cilat kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të sigurisë dhe kërcënimet potenciale terroriste.

Në takim u konkludua se ARM-ja dhe forcat e KFOR-it kanë vendosur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe se në periudhën në vijim ai do të vazhdojë në interes të sigurisë së rajonit.

Në qershor të vitit 2007, në gatishmëri të plotë operative u vendos qendra koordinuese për mbështetje të vendit nikoqir, që është në përbërje të brigadës për mbështetje logjistike të ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat