Jakimovski: Anëtarët e LSDM-së kërcënojnë anëtarët e OQM-së

Maqedonia

Jakimovski: Anëtarët e LSDM-së kërcënojnë anëtarët e OQM-së

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:43
Stevçe Jakimovski

Kryetari i Opcionit qytetar për Maqedoninë (OQM), Stevçe Jakimovski i ka akuzuar anëtarët e LSDM-së për krëcënime ndaj Sasho Millkovskit, kryetar i Strumicës për këtë parti.

Ai ka kërkuar nga ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, që të hetojë rastin dhe të ndërmerr masat e duhura kundër kërcënuesve.

Ky reagim vjen pas ndezjes së veturës së Sasho Millkovskit të OQM-së, nga persona të panjohur. Jakimovski është i habitur me reagimin e LSDM-së, për gjoja akt të vetë Millkovskit, për të tërhequr vëmendjen e opinionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat