Sheqerinska: LSDM-ja do të investojë tek të rinjtë

Maqedonia

Sheqerinska: LSDM-ja do të investojë tek të rinjtë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:12
Radmilla Sheqerinska

Në takimin e sotëm të Radmilla Sheqerinska, me qytetarët e Manastirit ajo deklaroi se në “Planin e jetesës në Maqedoni” kanë oferta për studentët, me të cilat ata do të merrnin konvikte me çmime më të ulëta në qendrat studentore, transport ndërurban, dhe shërbime tjera që do të bënte studimet e tyre më të lehta.

“Qëllimi në këtë plan janë të rinjtë tonë, të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga shtëpitë e tyre. Kemi plan që ata të gjejnë punë këtu, të fillojnë biznes familjar dhe të krijojnë familje këtu dhe jo të largohen për në vendet evropiane. Për këtë arsye ne themi se shteti në vend që të bëjnë investime boshe, duhet të investojnë tek të rinjtë tonë sepse ato në të ardhëmen do të na e kthejnë me ekonomi më të mirë, me familje më të madhe dhe me atë që edhe ata do të investojnë tek vendi i tyre”, deklaroi Sheqerinska.

Ajo deklaroi se po planifikojnë që të ndërtojnë start-up qendra në të cilat firmave të formuara nga të rinjtë e Maqedonisë do t’ju sigurohej strehim falas, shërbime komunale falas dhe shërbime tjera që janë thelbësore për të drejtuar një biznes të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat