Edhe minoritetet e Maqedonisë me LSDM-në

Maqedonia

Edhe minoritetet e Maqedonisë me LSDM-në

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 09:58
Takimi

Romët dhe Serbët e Maqedonisë edhe zyrtarisht i janë bashkangjitur koalicionit opozitar të udhëhequr nga LSDM-ja.

Mbrëmë Zoran Zaev e kanë nënshkruar marrëveshjen me partnerët e koalicionit opozitar me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në këtë takim merrnin pjesë kryetari i Partisë Liberal Demokratëve, Goran Milevski, kryetarja e partisë Ripërtritja Demokratike e Maqedonisë, Liljana Popovska, kryetari i partisë së serbëve në Maqedoni Dragisha Miletiq dhe kryetari i Partisë për Emancipim të Romëve në Maqedoni, Samka Ibraimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat