Poposki kërkon ndryshimin e qasjes së BE-së ndaj Maqedonisë

Maqedonia

Poposki kërkon ndryshimin e qasjes së BE-së ndaj Maqedonisë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 15:34
Zv. kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki

Zv. kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki ka diskutuar në konferencën ndërkombëtare në Vjenë që i kushtohet krizës së migrantëve.

Siç njofton Ministria e punëve të jashtme (MPJ), Poposki ka theksuar se ekziston frika në nivelet evropiane se mund të përsëritet viti 2015 i dyndjes së madhe të migrantëve dhe refugjatëve drejt Evropës.

Në kuadër të konferencës, Poposki është takuar me ministrin e jashtëm austriak, Sebastian Kurtz, sekretarin e përgjithshëm të OBSE-së, Lamberto Zanieri, eurokomisionerin Johannes Hahn, si edhe me ministrin e punëve të jashtme të Maltës, George Vella.

Në këto takime është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, misionin e vëzhgimit të procesit zgjedhornë Maqedoni, Raportin e përparimit të KE-së dhe patjetërsueshmëria e ndryshimit të qasjes së udhëzimeve pa proces të bisedimeve për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat