Punëtorët e ‘Jugohromit’ e bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup

Maqedonia

Punëtorët e ‘Jugohromit’ e bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 10:07
Jogohromi

Punëtorët e ‘Jugohromit’ në këto momente e kanë bllokuar autostradën Tetovë-Shkup, tek pikëpagesa në Zhelinë, për të kërkuar siç thonë ata ‘zgjidhje për 730 të punësuarit’.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Bajram Amiti më herët deklaroi “Arritëm që këtë muaj punëtorët të mos largohen nga puna. Ata punëtorë që kanë pushimet vjetore pa shfrytëzuar t’i shfrytëzojnë, kurse të tjerët të shkojnë në pushim të detyruar, pra mbeten në marrëdhënie pune por me 70% të rrogës”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat