Pensionistët e Prilepit revoltohen pas nënshkrimit të memorandumit me OBRM-PDUKM-në

Maqedonia

Pensionistët e Prilepit revoltohen pas nënshkrimit të memorandumit me OBRM-PDUKM-në

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 15:33
Pensionistë, foto arkiv

Vendimi i kryetarit të Lidhjes së Shoqatës së Pensionerëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski, për të nënshkruaru memorandum bashkëpunimi me OBRM-PDUKM-në, ka hasur në gjykim të ashpër nga ana e pensionerëve të Prilepit.

“Pyetja e parë që ia bëra kryetarit të lidhjes ishte: Çka është shoqata e pensionerëve? A është parti apo e shoqatë e pavarur? Me çfarë të drejte Dragi Argirovski nënshkruan deklaratë për koalicionim ose mbështetje të një partie politike. Ai i ka thyer të drejtat e të gjithë neve duke e nënshkruar atë dokument”, tha pensioneri Sotir Josifovski.

Delegati i pensionistëve në Kuvend dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Slavo Trajovski, hodhi poshtë vendimin e njeriut të parë të Lidhjes së pensionistëve, duke thënë se ai ka vepruar sipas vullnetit të vet dhe nuk është konsultuar me asnjërin nga ne.

Lidhja e pensionistëve nga Prilepi, Dollneni dhe Krivogashtani numëron 14 mijë anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat