Kandidatët e LSDM-së për deputetë, janë “të dyfishtë”

Maqedonia

Kandidatët e LSDM-së për deputetë, janë “të dyfishtë”

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 19:11
Zgjedhjet në Maqedoni, arkiv

Kandidatët e LSDM-së edhe këtë cikël zgjedhorë do të kenë dublues, LSDM-ja publikoi listat e kandidatëve emrat e të cilëve janë të njejtë me barëtsit e listave nga partitë tjera.

Bartës në njësinë zgjedhore numër një do të jetë Stevo Prodanovski, i cili mund të ngatërohet me Stevo Pendarovskin. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur “dublim” i Radmilla Sheqerinsa ishte Rada Shukurova, këtë vit do të garojë me Radmilla Shukuroska nga Prilepi.

Kandidati i LSDM-së Ljupço Nikolloski, për kundërkandidat do të ketë një person me emër dhe mbiemër të ngjashëm.

Në zgjedhjet e mëparshme, në listat e LSDM-së u gjetën edhe emra si Zoran Zashev, Rada Shukurova, Janis Makris, Petre Pertov dhe emra të tjerë të ngjashëm me zyrtarët e LSDM-së.

Nga paria opozitare thonë se do të shikojnë mundësitë ligjore për ngritje të padisë pengim të shprehjes së lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat