Aksident në rrugën Dellçevë-Berovë, lëndohen 5 persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Dellçevë-Berovë, lëndohen 5 persona

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 20:03
Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve dy me lëndime më të rënda në një aksident komunkacioni në rrugën rajonale Dellçevë-Berovë, në afërsi të fshatit Nov Istevnik.

Dy personat që kanë pësuar më rëndë janë dërguar në Spitalin Klinik në Shtip, ndërsa të tjerët janë lëshuar për kurim shtëpiak. Policia po bën hetim në vendin e ngjarjes, ndrësa për aryet e aksidentit do të informojë më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat