Reshjet e shiut rikthejnë problemet në Hasanbeg

Maqedonia

Reshjet e shiut rikthejnë problemet në Hasanbeg

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 20:43
Vërshimet në Hasanbeg, foto arkiv

Banorët e Hasanbegut, katër muaj pas përmbytjeve katastrofave vazhdojnë të përballen me probleme të shumta. Reshjet e shiut gjatë gjithë javës kanë bërë që ata të mos ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre për shkak se akoma nuk i kishin riparuar që nga përmbytjet e 6 gushtit. Hasanbegasit ankohen se me paratë që i kanë marrë deri më tani si kompensim të dëmit nuk kanë mundur të ndërtojnë pothuajse asgjë.

“S’kemi për ta kryer menjëherë , normal ngadalë do shohim tash jam me qira me një banesë edhe atje është koha e caktuar pas asaj do shohim se ku do të shkojë , shpresojë se ngadalë do të ja arrimë . Ndihma është 3 200 euro sa për mjeshtrit edhe ata sa për mjeshtrit a për shpinë kanë mbledh nga dashamirët por edhe ata janë pak”

“Kur s’kemi ku të shkojmë kemi dalë në këtë anë edhe në këtë anë keq është nga zori se s’kemi ku të shkojmë , nuk mund të grumbullojmë të holla për shtëpi ata akant dhënë diçka por ata nuk dalin , si të kemi mundësi do ta bëjmë si ost ë kemi do të mundohemi veç ta mbulojmë”.

“Kemi marr vetëm 500 euro , disa po i marrin ka 7000 ka 8000 euro në Stajkovc andej ndërsa ne hiq. Po skam mundësi që ta rregulloj unë vetë me çka ta rregulloj po marr 3500 4000 denarë ndihmë sociale me çka ta rregulloj ajo po pikon kush jeton me 4000 denarë po pikon e gjitha”.

Edhe përkundër ankesave të shumta të banorëve se paratë e mara nuk iu mjaftojnë për të kthyer shtëpitë e tyre në gjendjen e mëparshme, nga Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve thonë se dëmshpërblimi për pronat e shkatërruara në 6 gusht është duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat