OEMVP: Kriza politike ka ndikuar në zhvillimin ekonomik në Maqedoni

Maqedonia

OEMVP: Kriza politike ka ndikuar në zhvillimin ekonomik në Maqedoni

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 23:23
OEMVP

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore dje ka mbajtur konfernecë për gazetarë në lidhje me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi, duke komentuar vërejtet nga raporti i fundit i Komisionit Evropian, deklaroi se kriza politike ka pasur ndikim në zhvillimin ekonomik pasi rritja ekonomike nisur në vitet e fundit dhe sidomos në vitin 2015 ka rënë në vitin 2016.

“Aspektet tregojnë se shteti i drejtë nuk funksionon në bazë të parimeve të ligjshmërisë apo kushtetutshmërisë. Në sjelljen e regullativës ligjore nuk përfshihen aktorët kryesorë, dhe se dëgjimet publike në Kuvendin e RM-së janë veç formalitet, e cila përkon me sugjerimin tonë se komuniteti i biznesit nuk është i përfshirë sa duhet në procesin e krijimit të politikave”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv i OEMVP-së.

Bytyqi më tej ka propozuar nevojën për implementimin e rregullave fiskale për të përmirësuar menaxhimin e financave publike, sjelljen e kornizës buxhetore në afat të mesëm për përmirësimin e diciplinës fiskale dhe transparencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat