Spasovski: Gruevski do të humbë pavarësisht në cilën njësi garon

Maqedonia

Spasovski: Gruevski do të humbë pavarësisht në cilën njësi garon

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 12:56
Sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski

Prej kur lideri i OBRM-PDUKM-së njoftoi se nuk do të garojë sikur herave tjera në njësinë numër 1, por në të katërtën, për t’u përballur me liderin e LSDM-së, sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, deklaroi se Gruevski do të humbë në cilëdo njësi që garon.

“Gruevski do të humbë kudo që të jetë, për shkak se kemi dëgjuar për gjitha krimet që ka bërë. Mendoj se në njësinë e parë do të kishte pësuar humbje katastrofale për dallim nga e katërta që do të humbë më pak”, deklaroi Spasovski.

Për qëndrimin e partisë Grom, të Stefçe Jakimovskit, kur ai pohoi se Spasovski nuk mund të garojë për deputetë për shkak se është ministër i punëve të brendshme, Spasovski tha se ky është vetëm mendimi i tij dhe nuk merret me ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat