Në Shkup organizohet fushatë vetëdijësimi të qytetarëve për parandalim të vjedhjes nëpër automjete

Maqedonia

Në Shkup organizohet fushatë vetëdijësimi të qytetarëve për parandalim të vjedhjes nëpër automjete

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 08:42
Ilustrim

Departamenti për parandalim pranë SPB të Shkupit fillon nga sot zbatimin e projektit ”Mos lini gjëra me vlerë në automjetin tuaj”.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, gjatë nëntorit dhe dhjetorit, në bashkëpunim me komunën Qendër, do të realizohen aktivitete në lidhje me këtë fushatë.

Do të organizohen takime tematike, me bashkësitë lokale dhe urbane të rajonit të komunës në fjalë dhe do të shpërndahen afishe me porosi, që të mos lihen gjëra me vlerë në automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat