LSDM: Koneski me konferencën e sotme ka thyer Kodin Zgjedhor

Maqedonia

LSDM: Koneski me konferencën e sotme ka thyer Kodin Zgjedhor

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 20:31
LSDM

LSDM-ja ka reaguar ndaj konferencës së sotme të kryetarit të komitetit qytetar Ivica Konevskit pranë OBRM-PDUKM-së, duke thënë se OBRM-PDUKM-ja po shpërndanë gënjeshtra për LSDM-në dhe kryetarin e saj.

“Konferenca e sotme e OBRM-PDUKM-së paraqet mbulim mediatik zgjedhor, për shkak të qëndrimeve të partisë politike nga ana e Ivica Konevskit. Sipas nenit 69 të Kodit Zgjedhor, për fushatë zgjedhore konsiderohet si paraqitje publike e qëndrimeve politike me çka duhet të dënohet me ligj”, thuhet në reagimin e LSDM-së,

Sipas LSDM-së, KSHZ-ja dhe Komisioni Ad-hoc për ndjekjen e mediave duhet të reagojnë dhe të sanksionojnë këto thyrje të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat