Kërkohen ndryshime në Ligjin për siguri në punë në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohen ndryshime në Ligjin për siguri në punë në Maqedoni

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:16
Ilustrim

Grupacioni për siguri dhe shëndet kërkon ndryshime të Ligjit për siguri gjatë punës, treg të lirë në vend të çmimeve të përcaktuara për shërbime dhe profesionalizim të veprimtarisë.

Ky grupacion tha në konferencë për shtyp se jeta e secilit punëtor në vend, në aspekt të sigurisë kushton mbi 100 euro, numri i vdekjeve shënon rritje, por nuk ka kuadër profesional në këtë sferë.

Rreth 40 kompani merren me sigurim të punëtorëve, ndërkaq po aq janë mjek për mjekësi në punë, të cilët do të mund t’i kushtonin më së paku 12 minuta çdo punëtori.

Përgjithësisht, punëtorët nuk janë të njohur me përqindjen e rrezikut në firma, edhe pse punëdhënësi është i obliguar që t’i informojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat