BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Maqedonia

BDI në fushatë e demanton vetveten për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim para se të filloj fushata parazgjedhore ka publikuar edhe pesë shtyllat për të cilat do të angazhohet në qeverisjen e ardhshme në Maqedoni, nëse e fitojnë besimin nga votuesit.

Këto pesë shtylla sipas Ali Ahmetit janë:
1. Barazi Ekonomike
2. Vendimmarje konsensuale
3. Shqipja zyrtare në tërë teritorin
4. Sundimi i shtetit ligjor
5. Anëtarësimi në NATO!

Këto ditë, BDI nëpër televizione dhe mediume tjera ka publikuar video ku në mes tjerash thuhet se nëpër institucione gjuha shqipe është zyrtare dhe lirisht mund të kryhen punë edhe në gjuhën shqipe.

Kjo, vërehet edhe nga videot e publikuara nga BDI për fushatën parazgjedhore.

Më herët, për median analistët thanë se nuk ka asgjë të re nga BDI-ja për këtë fushatë.

Ramadan Ramadani i përmendi dy hendikepe që e tangojnë BDI-në këtë fushatë. Njëra nga hendikepet e BDI-së sipas Ramadan Ramadanit është humbja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe si hendikep i dytë është se, sipas Ramadanit, BDI-ja për platformën u dëgjua edhe në bombat e opozitës.

Sipas analistit Sefer Tahiri, platforma e BDI-së nuk sjell asnjë risi politike por është një kopjim i platformave nga zgjedhjet e kaluara.

Nga ana tjetër, kandidati tjetër për deputet nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi në emisionin ”200” në Alsat-M tha se gjuha shqipe në Maqedoni është e realizueshme vetëm ‘De jure’ por mungon zbatimi ‘De facto’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat