Paralajmërohet investim milionësh në Prilep, premtohen 1000 vende pune

Maqedonia

Paralajmërohet investim milionësh në Prilep, premtohen 1000 vende pune

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:31
Ilustrim

Kompania gjermane ”VIK” do të investojë 12 milionë euro në Maqedoni. Vendi i investimit është përzgjedhur të jetë Prilepi, ndërkaq në fazën e parë parashihen 1000 punësime.

”VIK” është kompani që merret me prodhimin e pajisjeve elektronike, me 6000 punëtorë në tregun aziatik, ndërkaq në Maqedoni do të prodhojë aparate për kafe.

Kjo kompani planifikon që të hapë fabrikë ”të gjelbërt”, e para e këtij lloji në rajon, sipas shembullit të kapaciteteve prodhuese në Indonezi. Prodhimet në Prilep do të shiten në tregun evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat