Veljanovski: LSDM-ja rrezikon ardhmërinë e vendit

Maqedonia

Veljanovski: LSDM-ja rrezikon ardhmërinë e vendit

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 18:29
Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski

Ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, fajësoi opozitës se në programin e saj parazgjedhorë siguron riorganizim të qeverisjes lokale dhe formim të policisë lokale.

“Ajo që Zaev e publikoi para diasporës shqiptare në Zvicër, LSDM-në e largon nga ajo që quhet program. Premtimet për të dalur nga Marrëveshja e Ohrit, hapja e çështjeve për zbatimin e dygjuhësisë dhe kantonizimi ngjashëm si Zvicra, vërtetojnë se Zaev dëshiron të ndryshojë kushtetutën e Maqedonsë dhe të fillojë rrugën e federalizimit të shtetit”, tha Veljanovski.

Gjatë konferencës së sotme Veljanovski gjithashtu tha se LSDM-ja me programin e saj po përzihet edhe në kulturë, arsim, bujqësi dhe çështjet sociale duke e konsideruar këtë si të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat