Remenski: Banesat sociale po keqpërdoren për qëllime zgjedhore

Maqedonia

Remenski: Banesat sociale po keqpërdoren për qëllime zgjedhore

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 18:51
Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, sot në një konferencë njoftoi se banesat sociale janë keqpërdorë nga ana e OBRM-PDUKM-së duke ua dhënë ato personave nga Pusteci dhe votuesve fantom.

“Banesat sociale u janë dhënë personave nga Pusteci, votuesit fantom janë regjistruar në banesat sociale të padhuruara, funksionarë të OBRM-PDUKM-së kanë marrë banesat sociale në Ohër. Kjo është njëra nga lëndët që e udhëheqim nga ministria. Banesat që ne i kemi ndarë gjatë periudhës së kaluar me vendimin tonë në kuvend nuk janë të përfshira në këtë rast”, deklaroi mes tjerash Remenski.

Ajo bëri edhe akuza tjera në drejtim të OBRM-PDUKM-së për keqpërdorime të banesave sociale edhe në Resnjë dhe Prilep.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat