Ministria për Transport dhe Lidhje: Banesat sociale u janë ndarë funksionarëve të LSDM-së

Maqedonia

Ministria për Transport dhe Lidhje: Banesat sociale u janë ndarë funksionarëve të LSDM-së

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 20:50
Ilustrim

Ministria për Transport dhe Lidhje përmes një komunikate ka demantuar, siç thonë ata, gënjeshtrat e ministres teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Tashevska-Remenski në lidhje me ndarjen dhe përdorimin e banesave sociale në Resnjë dhe Prilep.

“Ministrja Remenski flet të pavërteta. Është pikërisht ajo ministre që kërcënoi Komisionin për ndarje të banesave sociale t’i jepet banesë një personi i cili është në lidhje të ngushtë me funksionarët e LSDM-së. Është ajo që më parë refuzoi 1ë 119 persona të vendosen në banesa për shkak se banesat ishin të zëna nga funksionarë të LSDM-së”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë për Lidhje dhe Transport.

Sipas ministrisë Remenski po ik nga përgjegjësia për të dhënë përgjigje pse anëtarët e Komisionit për ndarje të banesave kanë kërkuar që banesa t’u jepet personave që nuk i përmbushin kushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat