Sela: Nëse s’ndryshohet Kushtetuta, do ta bojkotojmë sistemin, nuk do të paguajmë taksa…

Maqedonia

Sela: Nëse s’ndryshohet Kushtetuta, do ta bojkotojmë sistemin, nuk do të paguajmë taksa…

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 23:40
Ziadin Sela

Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela sërish sonte deklaroi se, koalicioni Aleanca për Shqiptarët nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme nëse nuk futet në procedur ndryshimi dhe plotësimi Kushtetuta e Maqedonisë.

Sela deklaroi  në Alsat se, nëse Aleanca i fiton zgjedhjet nuk do të lejojë funksionimin e sistemin pa arritur qëllimin e tyre-një Maqedoni të barabartë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Ai theksoi se Aleanca do të bojkotoj qeverinë, sistemin politik si dhe nuk do të paguajë taksa, por edhe miliardat e diasporës nuk do të derdhen më në buxhetin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat