Gashi: Shumë përkrahës të “Rilindje me BESË” janë të kërcënuar!

Maqedonia

Gashi: Shumë përkrahës të “Rilindje me BESË” janë të kërcënuar!

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 08:55
Afrim Gashi

Duke folur për konventën e koalicionit “Rilindje me Besë”, Afrim Gashi tha se njerëzit janë lodhur nga ky pushtet, duke shtuar se shumica e njerëzve që kanë qenë në konventë, kanë qenë të kërcënuar që të mos jenë prezent aty.

“Një plak apo një plakë, ta sjellësh nga Manastiri, në moshën 70 vjeçare, atyre njerëzve u duhet vullnet shumë i madh që të vijnë. Ne nuk kemi pasur mundësi t’i motivojmë me asgjësend ata njerëz, përveç se ju kemi ofruar sinqeritetin tonë dhe gatishmërinë që të sakrifikojmë për të mirën e tyre. Un në sytë e njerëzve shihja një vullnet dhe besim se kjo është rruga më e mirë”, tha gjatë emisionit Afrim Gashi.

Duke komentuar për dështimet e BDI-së, Gashi pyeti se si ka mundësi që të thirren në integrim, bile edhe partinë ta emërtojnë sipas integrimit, e të mos e realizojnë atë gjatë gjithë kohës që janë në pushtet.

Duke folur për kushtet e fushatës parazgjedhore, Gashi tha që janë krijuar kushte të padrejta institucionale në favor të partive në pushtet, mirëpo theksoi se të gjitha reklamat dhe bilbordet e BDI-së, nuk vlejnë as sa një buzëqeshje gjatë konventës së mbrëmshme të koalicionit “Rilindje me Besë”. Gashi gjithashtu tha se nuk vijnë në pushtet që të hakmerren ndaj askujt, por vijnë me vullnet të mirë për të ndryshuar gjendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat