LSDM: Përderisa Amdi Bajram qeshet, 8 mijë gra në Shuto Orizare nuk kanë gjinekologë

Maqedonia

LSDM: Përderisa Amdi Bajram qeshet, 8 mijë gra në Shuto Orizare nuk kanë gjinekologë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:10
LSDM

Ngjarja e fundit traumatike, ku vdiq gruaja shtatzënë në Shtip, që për fat të keq përsëri shëndetësia e udhëhequr nga OBRM-PDUKM në dhjetë vitet e fundit është bërë një nga më vdekjeprurëset në Evropë, ka reaguar LSDM-ja dhe ka kritikuar paraqitjen e fundit të Amdi Bajramit, kandidatit për deputetë nga OBRM-PDUKM.

‘Përderisa qeshet me talljet partnerit koalicionar, Amdi Bajram, në komunën e tij ku udhëheq djali i tij, në Shuto Orizare, madje 8 mijë gra janë lënë pa gjinekolog amë. Nuk mund të pranohen reformat e Gruevskit dhe Todorovit ku çdo vit mbi 200 mjekë ikin nga Maqedonia me qëllim të pakthyeshëm’, thuhet ndër të tjera në reagimin e LSDM-së.

Zaev poashtu ka shtuar se, qytetarët asnjëherë nuk duhet të lejojnë që në të ardhmen Gruevski dhe Todorv të vendosin se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat